Një vajzë shqiptare u arrestua në mesditën e së shtunës në Kilkiz të Selanikut.
Forcat policore antidrogë e ndaluan shqiptaren në shtëpinë e saj me 5 kg heroinë.

Gjatë kontrollit në banesë, asaj ju konfiskuan dhjetë qese të paketuara me peshë 5 kg e 66 gram heroinë, 9 tableta drogë, një thikë, shtatë telefona celularë, një peshore elektronike, dhe nje vlere monetare prej 8 mije e 365 euro.

Identiteti i saj nuk bëhet publik për shkak të hetimeve