Është arrestuar në Spanjë italiani Maurizio Archinito i cili në dhjetor të vitit 2012 së bashku me vëllain e tij Mattia Archinito ekzekutuan për vdekje dy shqiptarët dajë e nip, Alban M. e Ndue B.

Ai ishte shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së qëllimshme me dënim të përjetëshëm nga gjykata e Milanos.

Ngjarja ndodhi në komunën Abbiategrasso të Milanos. Për drejtësinë italiane dy vëllezërit italianë e dy viktimat shqiptare ishin lidhur në një aferë trafiku droge e motivi i krimit është një larje hesapesh për paratë e drogës e kontrollin e territorit të trafikimit të saj.

Sipas rrëfimit të Maurizio Archinito, pak ditë para ngjarjes, shqiptarët kishin grabitur banesën e prindërve të vëllezërve italainë, shkak që çoi në ekzekutimin e tyre.

Italiani Mattia Archinito u arrestua menjëherë pas ngjarjes e kishte rrëfyer krimin, ndërsa vëllai i tij Maurizio Archinito deklaroi se ishte i pafajshëm dhe se në momentin e krimit ndodhej në banesë me nënën e tij.

Gjykata e shkallës së parë e shpalli atë të pafajshëm por ishte Gjykata e Apelit e cila konfirmoi një version tjetër të ngjarjes duke identifikuar Maurizio Achiniton si ekzekutuesin e vërtetë të krimit.

Por pak ditë para rinisjes së procesit gjyqësor, italiani Maurizio Archinoti ishte larguar nga territori italian duke u shpallur person në kërkim.

Policia e Milanos mundi ta arrestojë të dielën në mbrëmje në qytetin spanjoll Sabadelli, 30 km në veri të Barcelonë

Artikulli paraprakGRABITJET NË KORÇË NGA TË NJËJTËT AUTORË, DYSHOHET PËR 4 PERSONA
Artikulli tjetërPOKER I PLAGJSHËM, PROCEDOHET 27 VJEÇARI