Një ndihmës shef Policie në një nga burgjet e Pescaras ka rënë në nga prangat e Policisë, pasi kishte ndihmuar një të burgosur shqiptar të krijonte kontakte telefonike brenda burgut.

Zyrtari i burgjeve jo vetëm kishte lejuar shqiptarin dhe të burgosur të tjetër të flisnin përmes telefonit të tyre personal me familjet, por edhe u kishte ofruar kundrejt pagesës telefona celularë të vegjël të dhe të lehtë që mund të fshiheni fare kollaj në qeli.

Denoncimi erdhi pasi një Policia e Burgut të Pescarës, u kishte raportuar autoriteve se gjatë kontrollit në burg kishte gjetur në dhomat e paraburgimit telefona celulare, njëri prej të cilëve ishte fshehur brenda një fjalori të gjuhës italiane.

Midis të personave të kontrolluar ishte edhe një shqiptar 22 vjeçar që kishte ardhur nga Roma në Pescara për të vizituar në burg bashkatdhetarin e tij.

Shqiptari i kishte dërguar zyrtarit kokainë dhe hashash, po ashtu edhe një mkrotelefon celular me qëllim për t’i dhënë shokut të tij.

Po kështu i kishte dhënë edhe 50 euro që do t’ia jepte zyrtarit që po bënte korrupsionin.

Nga kërkimi brenda burgut policët kishin gjetur më shumë se 40 gram marihuanë, 8 gram kokainë të ndarë në 12 qese, si dhe një tjetër mini telefon celular; objekte që sipas hetuesve kishin për qëllim të transferoheshin tek personat e ndaluar në burg.

Artikulli paraprakRROKULLISET ‘FUORISTRADA’, ZJARRFIKËSIT I SHPËTOJNË JETËN SHOFERIT
Artikulli tjetërHORROR NË KORENË E VERIUT, KIM JONG-UN HEDH GJENERALIN NË AKUARIUMIN E MBUSHUR ME PIRANJA