Policia e Kosovës ka arrestuar Marko Gjuriçin, shefi i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sepse ka hyrë ilegalisht në veri të Mitrovicës, raportojnë mediat lokale.

Sipas medieve në Kosovë, pas arrestimit të Gjuriç janë dëgjuar krisma armësh. Ndërsa Policia e Kosovës pas arrestimit, po e transporton zyrtarin serb në Prishtinë.

Arrestimi i Gjuriç nga njësia ROSU ka sjellë tensione, ndërkaq policia raportohet se ka hedhur spraj ndaj qytetarëve serbë të cilëve po protestonin para Shtëpisë së Kulturës në Veri.

Të premten u raportua se Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, nuk i kishte dhënë leje Gjuriçit për të shkuar në Veri të Mitrovicës sot për një aktivitet, por zyrtari duket se ka vendosur të veprojë kundër këtij vendimi.

Ministria njoftoi më herët se çdo zyrtar serb që fytet pa leje në territorin e Kosovës do arrestohet.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE SHKODER,NJE 18 VJEÇARE NE GJENDJE TE RENDE
Artikulli tjetërPROKURORIA NIS HETIMIN PËR PASTRIM PARASH NDAJ LLALLËS