Pas shumë ditësh që zvarritej çështja e futbollistit shkodran Erjon Vucaj nëse do të lejohej të bëhej pjesë e skuadrës së Luftëtarit tashmë duket se është gjetur edhe rrugë-zgjidhja. Nga sa bëhet me dije Borid Mbikqyrës për të zhbllokuar situatën ia ka deleguar një personi tjetër firmën e administratorit që ende nuk është zgjedhur dhe për mesfushorin është dhënë “OK” për t’u huazuar te bluzinjtë.

 

Kontrata e Vucajt me Vllazninsë është “1+1” dhe palët duhet të diskutojnë për të ardhmen. Mesa duket Vucaj do të luajë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm pasi Vucaj është një shpenzim I madh për kuqeblutë ku sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë dhe mesfushori merr rreth 4 milionë lekë në muaj, çka do të ishte një shpenzim i madh në Kategorinë e Parë.

 

Gjithsesi gjërat do të marrin drejtim në momentin që do të emërohet administratori i ri I Vllaznisë. Për momentin te Luftëtari i gëzohen faktit që trajneri Millosh Kostiç do të ketë në dispozicion një lojtar cilësor për mesfushën.

 

Slloveni tani mund të buzëqeshë dhe të enjten do kërkohet rezultat pozitiv ndaj Ventspils në transfertë. Tashmë futbollisti shkodranë erjon Vucaj duhet të mendoj të japë më të mirën e mundshme me fanellën e Luftëtari për në ndeshjet që do të zhvillojnë për në Europa League.

Artikulli paraprakGARA E KRONOMETRIT, ÇIKLISTËT KUQEBLU NË VENDET E PARA
Artikulli tjetërLIVING – THETHI