NË QARKUN SHKODËR, PROBLEME VETËM NË AKSIN MES – PREKAL. Rritja e temperaturave e ditëve të fundit ka ndikuar në përmirësimin e situatës së rrugëve duke bërë të mundur që një pjesë e madhe e tyre të jenë të kalueshme dhe pa probleme.

Megjithatë Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)  i bën apel drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes në disa rrugë ku ka prani të ngricave. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë duke ndjekur situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit dhe ngricat e formuara për shkak të temperaturave të ulëta. Situata paraqitet e përmirësuar, por disa akse në disa nga qarqet në vend vazhdojnë të paraqesin problematikë në kalueshmëri për shkak të ngricave. “ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to”, thuhet në njoftimin zyrtar të ARRSH.Sa I takon qarkut te Shkodres behet me dije se situate vijon te jete e veshtire ne aksin Mes – Prekal ku gjate se enjtes ka ndodhur nje rreshqitje e skarpates ne fshatin Omaraj. Ka perfunduar puna per hapjen e rruges dhe largimin e gureve dhe masivit te dherave nga rruga. Tani aksi qarkullohet normalisht. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e tjera. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/DuiSLzslUNI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE