NË QARKUN SHKODËR PROBLEME ME NGRICAT NË MALËSINË E MADHE DHE PUKË.Pas problematikve të shfaqura në akset kryesore të vendit për festat e fundvitit, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave, tashmë situata është normalizuar, ndërsa problematike mbeten disa nga akset dytësore në veri të vendit dhe në juglindje.

Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në disa zona të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta, ndërsa theksohet se në pjesën më të madhe, akset janë të kalueshme pa zinxhirë.Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë drejtuesve që të respektojhnë sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet e mundshme.Qarku I Shkodres eshte shoqeruar me vranësira dhe rreshje shiu gjatw sw dielws. Në akset rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripë. Aksi Qafë Mali – Flet, ka ngrica që po trajtohen me kripë. Borëpastruesja dhe fadroma janë të instaluara në vend. Rekomandohet që të përdoren zinxhirë në akset rrugore: Qafë Mali – Flet Fushë Arrëz – Qafë Shllak. Ne Qarkun e Lezhes akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara. Rruga e Kombit është e hapur. Në aksin rrugor Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë edhe në akset rrugore: Rrëshen – Qafë Benë Shpal – Ura e Repsit.