Shembja e urës “Morandi” në Itali që la pas dhjetra viktima ka rritur vigjilencën në të gjithë Europën.

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, në një dalje për mediat tha: Nuk jemi në panik, as në emergjencë dhe as në alarm. Jemi në monitorim të vazhdueshëm.

Qendro: Kemi 175 km rrugë në administrim, kemi 1200 vepra arti ura me gjatësi të vogla ose të larta të cilat mirëmbahen dhe monitorohen nga ARRSH. Monitorimi i urave dhe veprave të artit bëhet përmes kompanive të mirëmbajtjes, e ndarë në dy pjesë.

Kompanitë e mirëmbajtjes janë të ndara në tre rajone: veri, Tiranë dhe jug. Po ashtu kompanitë që punojnë në projektin e mirëmbajtjes të BB.

Ka një kontroll periodik dy herë në vit për veprat e artit dhe kemi një ndërhyrje të vazhdueshme për të gjitha veprat e artit që gjatë periudhës që mirëmbahen shfaqin probleme.

Kemi ndërhyrë në tre vitet e fundit në 25 ura gjithashtu nga projekti TAP janë përmirësuar 30 ura, të gjitha karakteristikat teknike.

Kemi ndërhyrje dhe në disa ura të reja që po bëhen, ura e Drojës, Zemblakut dhe ura në Sulov. Jemi në mënyrë të vazhdueshme në monitorimin dhe ndërhyrjen për të gjitha veprat e artit që ka rrjeti rrugor shqiptar.

Artikulli paraprakFSHF/ HIDHET SHORTI I KATEGORISË SË PARË, VLLAZNIA E NIS NË SHTËPI NDAJ KORABIT
Artikulli tjetërZJARR TEK KULLAT BINJAKE NË TIRANË