Aksi rrugor Shkodër-Qafë Thore – Theth është i bllokuar, ndërsa trashësia e borës ka arritur 1 metër. Po punohet me 4 fadroma për hapjen e këtij aksi rrugor.

Aksi rrugor Shkodër- Bregu Lumit është i bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e aksit rrugor por ka vështirësi për shkak të ngricave. Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult vazhdon të jetë problem mungesa e energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve. Aksi rrugor Qaf Mali-Fierzë është i kalueshëm me një kalim nën monitorimin e policisë rrugore. Trashësia e dëborës është 1 metër. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë për hapjen e aksit rrugor. Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe Qafë Qerreti -Qelëz, është i bllokuar. Trashësia e dëborës në Qafë Shari është rreth 70 cm. Po punojnë 2 fadroma për hapjen e aksit rrugor. Aksi rrugor Fush Arrëz-Qafë Shllak, është i qarkullueshëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës është 1 m. Po punojnë 2 fadroma në këtë aks rrugor. Aksi rrugor Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë. Po punojnë 4 borëpastruese dhe 1 fadromë në këtë aks rrugor. Aksi rrugor Hadroi – Qafë Benë, i kalueshëm me zinxhirë. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor. Ka pasur probleme furnizimi me energji elektrike në bashkinë Pukë dhe në disa fshatra të njësive administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan. Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq) – Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore. Po punojnë tre fadroma nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Ministria e Mbrojtjes për hapjen e akseve rrugore në bashkinë Malësi e Madhe. Segmenti rrugor Shllak – Temal vazhdon të jetë i bllokuar. Të bllokuara janë dhe disa akse rrugore rurale. Në bashkinë Vau i Dejës është nisur një fadromë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e akseve rrugore problematike.