Iu sekuestruan arsenal armesh në banesë, arrestohen babë e bir në Tiarënë
Gjatë një aksionit të policisë janë arrstura Azis Xhini dhe Faris Xhini.

U janë gjetur një arme zjarri pistoletë dhe një automatik gjatë kontrollit në banesë si dhe një sasi municionesh.

Njoftimi i poliocisë
Vijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit e ambienteve për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që posedojnë sende të kundraligjshme.

Në kuadër të këtyre kontrolleve finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqan 2”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Numër 5.

Arrestohen në flagrancë atë e bir, pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– armë zjarri “Pistoletë”;- armë zjarri “Automatik”;- 460 fishekë arme të gjatë;
– 38 fishekë pistolete;- 3 krehëra automatiku;- 7 krehëra pistolete;- vula rrethore dhe drejtkëndore’- kuti boje për vula

Artikulli paraprakAKSIDENTOI TË MOSHUARIN ME BIÇIKLETË, ARRESTOHET I RIU
Artikulli tjetërDIGJET MAKINA E ZYRTARES , POLICIA: E QËLLIMSHME