Qeveria shqiptare po synon të gjallërojë arsimin profesional. Një nga mënyrat që ajo ka zgjedhur është binjakëzimi i shkollave profesionale me simotrat më të mira europiane .

Drejtori i Shkollës Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda” në Bushat tregon se ka patur shumë raste që nxënësit pasi janë diplomuar në këtë shkollë kanë emigruar direkt në vendet e BE-së, ku edhe janë punësuar menjëherë.

Sipas drejtuesit të shkollës rruga e vetme për të emigruar në vendet e BE-së, mbetet pa dyshim ajo ligjorja dhe nëpërmjet programeve të emigracionit të vendeve të BE-së, të cilat gjithmonë e më shumë kërkojnë profesionistë.

Dy vitet e fundit institucionet e shtetit janë bërë ndërmjetësuese midis shkollave profesionale dhe bisnesit, në mënyrë që nxënësit të kenë kontrata pune gjatë kohës së praktikave në këto bisnese.

Rigjallërimi i arsimit profesional në Shqipëri synon të zbusi problemet e papunësisë veçanërisht tek të rinjtë.