“Jo buzëqeshje ju lutem, ne jemi francezë” ishte titulli i një gazete të përditshme që bëri të qeshë miliona njerëz mbarë botën shumë vite më parë.

Vendimi i një gjykatësi në Francë për të mos qeshur në fotografitë e pasaportave apo çdo mjeti identifikues shkaktoi jo pak debat, por 12 vjet më pas Britania e Madhe aprovoi gjithashtu këtë ligj. Ndoshta shumë prej jush kanë pyetur veten përse nuk mund të qeshni në foton e pasaportës apo kartës së identitetit, por kjo praktikë nuk lidhet thjesht me dëshirën e një gjykatësi, por ka të bëjë me dispozita ligjore që u sigurojnë udhëtarëve nëpër botë lëvizje të sigurta. Pasaporta juaj ka një çip që përmban informacione biometrike për ju, që rrjedhin nga fotoja e dokumentit. Pasi imazhi skanohet gjenerohet një hartë matematikore e cila përmban distancën mes syve, madhësinë e hundës, mjekrës etj. Çdo gjë që shtrembëron këto matje, ( syze dielli, buzëqeshje, veshje etj) zvogëlon efektivitetin e algoritmeve të përdorura. Kur ju kaloni hyrjet e aeroporteve, shikoni kamera të cilat që skanojnë fytyrën pa dijenin tuaj dhe bëjnë llogaritjet. Sigurisht këto praktika janë aplikuar për të identifikuar njerëzit e rrezikshëm e në kërkim ndërkombëtar

Artikulli paraprakKANDIDATI REPUBLIKAN PËR NËNPRESIDENT MIKE PENCE
Artikulli tjetërNEW YORKU NË PANIK: FËMIJËT PO ZHDUKEN NË MËNYRË MISTERIOZE