Edhe pse e pezulluar nga detyra, Rovena Gashi do kalojë në “sitën” e Vettingut. Ish-drejtoreshë e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, do t’i nënshtrohet Vettingut të premten më datë 20 korrik.

Prokurorja Gashi dhe bashkëshorti i saj, Dritan Gina, janë pezulluar nga detyra me vendim të kryeprokurore, Arta Marku, pasi rezultoi se kanë bërë deklarim të rremë pasurie.

Aktualisht Gashi është e pezulluar (cënim i kriterit të aftësive profesionale), për shkak se prokuroria e Durrësit e ka marrë në cilësinë e të pandehurit për fshehje pasurie (cënim i kriterit të pasurisë),

në bazë të një hetimi të nisur nga publikimi abuziv dhe shpifës në media i disa dokumentave (cënim i figurës), të dorëzuara nga prokurorja në mënyrë ekskluzive pranë Komisionit të Vetingut.

Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërguar ankimim në Gjykatën e Strasburgut kundër procedurave të ligjore të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në hetimin e figurës së tyre.

Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga KPK, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Artikulli paraprakGRUAJA “PREKET” PARA RAMËS: DUA T’JU PËRQAFOJ! MË BËTË GRUAN MË TË LUMTUR NË BOTË
Artikulli tjetërPRESIDENTJA KROATE, KOLINDA VJEN NESËR NË TIRANË, ZBARDHET AXHENDA E VIZITËS NJË DITORE