Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku po raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017. Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën.

Në fillim të mbledhjes kishte një debat, pasi opozita kërkoi shtyrjen e raportimit me arsyetimin se ishte shkelur rregullorja, por në fund u arrit konsensusi që raportimi i Markut të realizohej sot. Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se në vitin 2017 prokuroria ka hetuar vetëm për 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë. Gjatë raportimit nuk kanë munguar edhe diskutimet në komision, ndërsa Marku u është drejtuar deputetëve ‘E shoh që jeni lodhur, por prokuroria ka punë’.

Raporti i kryeprokurores Arta Marku te Komisioni i Ligjeve ;
Arta Marku: Gjatë vitit 2017, drejtësia penale ka pësuar një reformim të thellë. U morën masa për zbatimin e kërkesave për aktet n/ligjore për mirëfunksionimin e organit. Ka pasur debate profesionale mes prokurorëve, prioritet ka qenë garantimi i drejtësisë. Janë dorëzuar raporte për 26 subjekte rivlerësimi. Lufta kundër korrupsionit, 12 procedime penale, 6 për zyrtarë të lartë dhe 6 prokurorë e gjyqtarë.

Nga Krimet e Rënda janë kryer hetime pro aktive për 11 procedime penale. Ka pasur një rritje prej 69% për korrupsion në 2017, në krahasim me 2016. Për 2017 për korrupsion, prokuroria ka regjistruar 124 procedime penale. 3 procedime për zyrtarët e lartë vendorë, ndaj 2 në 2016. Për korrupsionin aktiv të gjyqtarëve, 4 të pandehur, ndërsa në 2016, 3 procedime. Në 2017 u dënua një gjyqtar i gjykatës së lartë.

Hetimet nga prokuroria në 2017 nuk i përgjigjen perceptimit të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, tregon mungesë bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Përsa i përket krimit të organizuar kërkon përgjigje të koordinuar. Po zhvillohen hetime për disa grupe kriminale. Nga 2017, 17 procedime për banda dhe organizata kriminale, 16 për grup të strukturuar, ndërsa në 2016, 17 për këtë vepër.

Procedimet për prodhim droge janë rritur me 51.3%. procedimet për kultivim janë ulur me 76.7%, për trafik droge është rritur me 26.5%. Në luftën për pastrimin e parave janë rritur procedimet. Me prokuroritë e Barit, Anconës dhe Leces kemi bashkëpunuar për hetimet për trafik droge. Gjatë vitit 2017, 145 persona të kërkuar të arrestuar me qëllim ekstradimin. Gjatë 2017 u shpallën në kërkim 260 shtetas shqiptarë apo të huaj të dënuar, në 2016 ishin 377 persona.

Prokuroria ka marrë dhe po merr masa për detyrimet e saj. Për veprat penale për fëmijet dhe familjes, 1469 procedime penale dhe 1105 janë dërguar për gjykim. Për dhunën në familje janë 89%, që zë peshën më të lartë. Në 2017 25 procedime penale për krimin në familje, në 2016 ka qenë 26 numri i procedimeve.

Arta Marku: Gjatë vitit 2017 në saj të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin/ndalimin e 475 personave të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve, e vepra të tjera, duke parandaluar kështu pasoja të rënda. Në disa raste të tjera mbi të dhënat e përfituara gjatë interceptimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale kryesisht për veprën penale të korrupsionit të personave që kryejnë funksione publike.

Grafiku i mëposhtëm paraqet procedimet sipas grupveprave penale për të cilat është kërkuar përgjimi i komunikimeve elektronike në hetimet paraprake: Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 723 procedime penale. Nga këto, 204 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda. Përsa më sipër është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.

Prioritetet do të jenë këto për 2018;
Rritjen e ndjekjes penale
Hetime kundër pastrimit të parave
Rritjen e kapaciteteve të strukturave
Rritje e hetimit pasuror
Garantimi i ndihmës për rivlerësimin e prokurorëve
Rritje e hetimeve dhe kontroll për afatet, masa kur konstatohet zvarritje
Rritje e kapaciteteve njerëzore
Rritje e eficencës për hetimet pro aktive për grupet kriminale
Forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar

Janë ndjekur gjithsej 40 911 procedime penale
39 % narkotikët
24 % krimet kundër personit
11 % korrupsioni

Në vitin 2017 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar prokuroria;
1. Tiranë me 32,63 %
2. Durrës që ka regjistruar 7,70 %
3. Vlorë 7,40 % të numrit total të procedimeve të regjistruara,
4. Elbasan që ka regjistruar 7,23 %
5. Shkodër që ka regjistruar 6,32 % etj…

Vepra penale me rritje
Rritje prej 40,7 % të numrit të procedimeve të regjistruara për grup veprat e falsifikimit të dokumenteve.
Ka një rritje prej 27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale
Mashtrimet me 18 %
Rritje të lehtë prej 0,27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”
Vjedhja rritje me 3 %

Vepra penale me ulje
“Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” i Kodit Penal, ka një ulje prej 37,9%. Në vitin 2017 ka një ulje prej 14,8 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Krime kundër jetës të kryera me dashje” 98,6 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 7 % janë të mitur) dhe vetëm 1,4 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura). Ka ulje prej 6,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për krime seksuale

Artikulli paraprakTRYEZË PËR NDOTJEN NË BREGDETIN E LEZHËS
Artikulli tjetërFSHEHU DËNIMIN NË ITALI, PROKURORIA NIS HETIMET PËR GJYQTARIN E GJYKATËS SË LARTË, ADMIR THANZA