Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim që mban datën 20 nëntor të këtij viti për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të personave që i kanë vendosur me veprimtari të paligjshme, trafik droge, organizata kriminale, korrupsion, etj.

Udhëzimi do të jetë në fuqi deri në ngritjen e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Por si do të funksionojë kjo strukturë e posaçme? Seksioni i posaçëm për hetimin pasuror do të ngrihet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Arta Marku kërkon që prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore përmes burimeve ndryshme, të hapura ose jo; media, zyrat e prokurorive, policia e shtetit, ministria e Drejtësisë, SHISH apo të tjera institucione menjëherë por jo më vonë se dy muaj nga hyrja në fuqi e udhëzimit të identifikojnë personat për të cilët ka hetime apo vendime të formës së prerë, shqiptarë apo të huaj me banim në Shqipëri.

Prokurorët duhet të kërkojnë informacion për këta persona. Pas marrjes së dokumentacionit prokurorët e strukturës së posaçme nën mbikqyerjen e drejtuesit të Krimeve të Rënda duhet të vlerësojnë nisjen e hetimit pasuror.

Nëse nga hetimi arrihet në përfundimin se duhet të vendoset sekuestro mbi pasurinë, atëherë prokurori i çështjes ia kalon strukturës së posaçme. Verifikimet për pasurinë do të kryhen në të gjitha institucionet, përfshirë edhe llogaritë bankare.

Artikulli paraprakI DIGJET MAKINA, 24 VJEÇARJA: NUK KAM KONFLIKTE ME NJERI
Artikulli tjetërTRAFIKONIN EMIGRANTË ME GOMONE NGA FRANCA NË ANGLI, DËNOHEN DY SHQIPTARËT