Në Shkodër është përuruar shkolla kulinare “Arti i Kuzhinës” e cila tashmë ka hapur dyert për të gjithë të apasionuarit pas gatimit.

Në këtë shkollë do të ofrohen kurse 3,6 dhe 9 mujore të kuzhinës dhe pastiçerisë. I pranishëm në këtë përurim të shkollës “Arti i Kuzhinës” ka qënë edhe Alfred Marku i cili është një nga kuzhinierët më të njohur shqiptar.

“Arti i Kuzhinës” u ofron specialistëve të së nesërmes kompozimin e asortimenteve plot shije të magjishme, përzierja e tradicionales me modernen e cila është një nga pikat më të forta të kësaj shkolle. Të zgjedhësh shkollën “Arti i Kuzhinës” keni bërë zgjedhjen e duhur .