Nata gala e mbylljes se vitit kulturor Shqipëri-Austri solli për publikun shqiptar “Alles Walzer”.

“Të gjithë kërcejnë” u titullua mbrëmja e valsit vienez që artdashësit e klasikes e quajnë kërcimin e masës aristokrate.

Drejtoresha artistike Zana Çela thekson se kjo shfaqje ishte përmbyllja më e mirë e një bashkëpunimi të frytshëm mes dy vendeve.

Çela: Është një punë e përbashket e TOB me mbështetjen e ambasadës austriake.

Mbrëmja gala solli përveç kërcimit klasik edhe operetat e fredermaus.
Alles Walzer erdhi si fryt jo vetëm i bashkëpunimit midis dy vendeve por edhe midis artisteve të kulturës klasike që sot e prekin tetrot botërore.

Artikulli paraprakZBULOHEN 6 KËNGË TË PANJOHURA TË TEFTA TASHKO KOÇOS
Artikulli tjetërSKËNDERBEU NË PUGLIA, EKSPOZOHEN SHPATA DHE PËRKRENARJA