Artizanati në Shkodër ndodhet në ditët e tij më të këqija. Pavarësisht se mbështetja e institucioneve shtetërore, lokale dhe shoqatave të krijuara së fundmi nuk ka munguar, vitin e fundit gjërat janë përkeqësuar ndjeshëm, duke sjell një situatë aspak të mirë për artizanët.

Shitjet kanë rënë ndjeshëm, artizanët e justifikojnë me rënien e ekonomisë dhe fuqisë blerëse. Pavarësisht dëshirës për të blerë, sipas artizanes Stela Toska, shqiptarët e kanë të pamundur të shpenzojnë shumë për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj tradite të vyer të Shkodrës.

Artizanati është një ndër traditat më të vyera në Shkodër. Punimet me dorë në shumë linja dhe produkte, duke filluar nga veshjet e deri tek përpunimi i drurit, pikturat në objekte të veçanta e deri tek instalacionet interesante të traditës, janë një mënyrë perfekte për të reklamuar jashtë kufijve të vendit potencialin e madh të Shkodrës.

Koha që duhet për të përgatitur këto materiale është e gjatë, e megjithatë, rënia e fuqisë blerëse është lajmi më i keq, jo vetëm për artizanët, por edhe për Shkodrën e traditës dhe kulturës.

Artikulli paraprakPEMA: OBOTI PO BASHKËJETON ME PËRMBYTJET!
Artikulli tjetërPROMOVIMI I VEPRAVE TË SHKRIMTARIT ALIMHILLAJ