Pa mbaruar akoma sezoni turistik, artizanët kanë zgjedhur të hapin edhe një herë panairin në pedonalen “Kolë Idromeno” pranë Hotel Colosseo të qytetit të Shkodrës. Zejtarët dhe artizanët edhe një herë janë bërë bashkë për të sjellë produktet më të veçanta të punuara me dorë.

Zija Karini është një zejtar I cili prej viteve ’60 është I angazhuar të sjellë krijimi mjaft orgjinale. Nga kontakti I tij I përditshëm me klientët, artizani tregon se këtë sezon turistik ka patur një rënie të lehtë të interesit të turistëve të huaj për të blerë produkte vendase.

Në këtë panair, artizani bën të ditu se ka përfshirë edhe teknika të tjera përveç pirografisë.

Panaire të tilla realizohen pothuaj çdo muaj në qytetin e Shkodrës në mënyrë që artizanët dhe zejtarët të promovojnë vazhdimisht punën e tyre. Një traditë kjo që ngjall shpesh herë interesin e turistëve të cilët vizitojnë Shkodrën në periudha të ndryshme të vitit.

Artikulli paraprakHOT, ZBULOHET KISHA MBI 1500-VJEÇARE
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 137 KG KOKAINË NGA EKUADORI, ARRESTOHEN PRITËSIT