Me 168 vota pro dhe 15 kundër Arvit Osja është zgjedhur kryetari i ri i partisë socialiste të bashkisë Shkodër.

Kandidatura e vetme e përzgjedhur nga qendra ishte e Arvit Osjes ndërsa anëtarsia e asamblesë së zgjeruar pati mundësi të votojë pro ose kundër tij. Nga 212 votues të asamblesë, kryetarja e komisionit zgjedhor Xheni Halili deklaroi se pjesëmarrja në votim ishte 83%. Vetë Osja menjëherë pas daljes së rezultatit përfundimtar me 92% të votave pro tij shprehu mesazhin e falenderimit për besimin që i dha asambleja e zgjeruar e PS. Hapi i radhës përveç unifikimit të socialistëve të Shkodrës është edhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2017-ën.Procesin e votimit për kryetarin e PS të bashkisë Shkodër e ndoqi edhe i deleguari nga qendra Ditmir Bushati bashkë me një grup deputetësh të partisë socialiste.

Artikulli paraprakARVID OSJA, EMRI I VETEM NE GAREN E PS SHKODER
Artikulli tjetërBYROJA PERJASHTON 10 DITE BERISHEN NGA KUVENDI