Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndër të tjera shërbejnë edhe për takime mes delegacioneve. Një i tillë ishte dhe ai mes ministrit Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias. Ka qenë vetë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, i cili ka publikuar një foto me homologun grek.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, Bushati nënvizon se takimi ka si kryefjalë vijimin e punës së nisur për adresimin e të gjitha çështjeve dypalëshe, bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare dhe me frymë europiane. Ndërkaq, ministri Bushati mori pjesë në një mëngjes pune të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn.

Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi mbi zbatimin e angazhimeve të marra në Samitin e Triestes, në mënyrë të veçantë planin e veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe diskutimeve në takimin vijues të organizuar nga kryeministri Rama me kryeminstrat e rajonit në muajin gusht në Durrës. Ministri Bushati vlerësoi rolin dhe angazhimin e komisionerit Hahn për të jetësuar këtë projekt, të cilin, theksoi ai, “ne e shohim si një rrugë lehtësuese të projektit tonë evropian”.

Artikulli paraprakGJUHA SHQIPE, KUVENDI DO TË VAZHDOJË SOT DEBATIN PËR LIGJIN
Artikulli tjetërITALI, SHKATËRROHET “KARTELI SHQIPTAR”; 250 MIJË EURO DROGË NË MUAJ