Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku po bëhet raportimi për 100 ditët e para të qeverisjes ‘Rama 2’, si dhe prezantimi i prioriteteve për vitin 2018. Janë gjashtë pika të rëndësishme që do të diskutohen gjatë Asamblesë së PS, ku mes të cilave është edhe ndryshimi i sekretariateve. Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare mbi emrat që lëvizin në selinë rozë,  referuar fakteve sjell disa nga sekretarët, që pritet të largohen nga kjo detyrë ditën e shtunë.

PS ka gjithsej 8 sekretarë, nga të cilët  referuar burimeve mësoi se Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, nuk ka asnjë dyshim që të lëvizë. Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Elisa Spiropali dhe Blerina Gjylameti mund të lenë detyrën.

Zhvillimet e fundit nga Asambleja e PS Ora 10:05

Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla:

S’jemi aty ku duhet Me largpamësi, kurajo vullnet për krijimin e reformave që kemi nisur. Me ritëm të lartë përballë çdo kundërshtie. Do të qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan, por edhe atyre që nuk na votuan. Nuk kam parasysh vetëm qeverinë, por grupi parlamentar dhe qeverinë. Qeverisja jonë përbëhet nga partia, grupi parlamentar dhe qeveria, por është një proces i vetëm që mund të ketë suksese vetëm nëse këto tre pjesë qeverisin në harmoni. E nisim me gjendjen organizative të qeverisë, dua të them se nuk jemi aty ku duhet me gjendjen e partisë, madje jemi larg pozicionit ku duhet të gjendemi. Kohën e nevojshme e kemi përpara, por nëse dielli duket në mëngjes, edhe shumë ditë i mbeten përpara këtij mandati për të përmbushur misionin.

Nga 4978 organizata gjithsej, janë zhvilluar mbledhje në 4754. Në objektivat e këtij viti organizimi i grave do jetë kryesor. Kanë përparësi qarqet Korçë, Fier, Kukës. Duhet punë e veçantë me pikësynime të qarta për anëtarësimet e reja në procesin zgjedhor të vitit të ardhshëm. Në bazë të ndarjes së re territoriale janë ngritur 400 këshilla socialistë, janë konsistuar 323, kur të tjerët në proces konstituimi. Është treguar kujdes për moskandidimin e kryetarëve që patën rezultate të ulëta nga zgjedhjet e kaluara. 47 bashki kanë dërguar listat me përbërjen e re të të gjithë këshillave socialistë. Brenda shkurtit 2018 do të zhvillohen të gjitha zgjedhjet e reja në parti për kryetarët e rinj. Deri tani është zgjedhur kryetari në Përmet dhe do të zgjidhen edhe kryetarët e tjerë.