Ka nisur dita e dytë e punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Shqipëri.

Në fjalën e saj ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli u shpreh se vendi dhe rajoni ka ende shumë sfida të përpara. Ministrja Kodheli tha se ne jemi vonë për të luftuar këtë problem dhe se duhet që t’i shkojmë në burim. Duke folur për sigurinë në kufijtë e NATO-s, ministrja Kodheli përsëriti qëndrimin e vendit tonë se aneksimi i Krimesë nga Rusia ishte i paligjshëm. Ajo dënoi aktivitetin e vazhdueshëm të Rusisë të ushtruar përreth zonës në Ukrainë, kërcënimet dhe retorikën e saj kundër NATO-s. Sa i përket situatës në Lindjen e Mesme, ministrja Kodheli “Pranverën arabe” e cilësoi si “Dimër arab.” Ministrja Kodheli vuri theksin te rajonet që mund të preken lehtësisht nga krizat dhe trazirat ndërkombëtare, një prej të cilëve sipas saj është edhe ky i yni.

Artikulli paraprakZOJA E SHKODRËS, KREMTOHET MESHA E FUNDIT E MAJIT
Artikulli tjetërORGANIZOHET MARATONA 6.5 KM SHKODËR-SHIROKË