Bashkia e Shkodrës, ka nisur punën për asfaltimin e bllokut të pallateve në xhabije.

Një nga investimet i cili u bë mollë sherri mes qeverisë dhe Bashkisë, një vit më parë, tashmë ky investim ka nisur të marrë formë. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka inspektuar punimet ku është shprehur se po asfaltohen ato zona në të cilat ka përfunduar rrjeti nëntokësor.

Nga ana tjetër vetë banorët kanë falenderuar kryebashkiaken për këtë investim. Blloku i pallateve në xhabije, është ende i papërfunduar për shkak edhe procesit të shpronësimit për disa prej objekteve, vendim i cili pritet të miratohet nga qeveria për nisjen e procedurave te shpronësimit për banorët.

Artikulli paraprakHOMAZHE NË NDERË TË TAHIR KALACI
Artikulli tjetërKUJDESI I KIMIOTERAPISË DHE PALIATIV