KRISMA NË DITËN E PARË TË OPERACI ONIT POLICOR NË DUKAGJIN.
Operacioni I policise për asgjësimin e kanabisit në Dukagjin ka hasur në krismat e disa banoreve te zones, te cilat sipas zëvendësdrejtorit te Përgjithshëm te Policisë së Shtetit, Altin Qato, kane qene nga distanca.

Gjate nje prononcimi per mediat, ne mbyllje te dites se pare te operacionit antikanabis, nurmi 2 i policise tha se jane angazhuar 150 efektive te Policise se Qarkut Shkoder, te mbeshtetur nga Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, efektivet e RENEA-s, por edhe nga 3 helikoptere dhe 35 mjete per transportin e efektiveve te policise.Dita e pare e aksionit antikanabis ne Dukagjin, e cila u shtri ne fshatrat Pult, Breg Lumi dhe Plan, Shllak, Shosh, Pult dhe Temal, konsiderohet e suksesshme nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë:Qato pranoi se operacioni ishte I veshtire, sepse terreni eshte tepër i vështirë dhe shtrihet në një zonë të thellë malore. Megjithate, sipas tij, nese do te jete e nevojshme, operacioni I policise do te zgjase edhe pertej te dieles. Operacioni I Policise se Shkdores eshte pershendetur edhe nga Minsitri I Brendshem, Saimir Tahiri, I cili ka deklaruar se Operacioni kundër plantacioneve të kanabis në Dukagjin e zonat përreth, eshte shenje e radhës e vullnetitte qeverise për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/6Cvk2eh_x6g?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]