Policia e Shkodrës ka asgjësuar 3 parcela me 600 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis. Roland Mhilli 25 vjeç dhe Klodjan Mhilli 19 vjeç të dy banues në qytetin e Pukës kanë rënë në prangat e policisë për kultivimin e bimëve. Arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur Shllin , të fshatit Karmë, në Pukë është kapur në flagrancë Roland Mhilli brënda në parcelën e kultivuar me bimë te dyshuar narkotike si ajo e kanabis Sattiva, duke punuar e ujitur këto bimë.

Blutë e Shkodrës kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lëndë narkotike e thatë (boçe) me peshë 970 gr. Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishem territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku u gjetën dhe u asgjësuan : Në luginën e « Cukalit », afër vendit të quajtur « Kroni i Hithit », në komunën Shllak, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar : 8 (tetë) parcela të mbjellura me 1.830 (njëmijë e tetëqind e tridhjetë) rrënjë bimë narkotike të të Canabiss Sativa. Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

PUBLICITET