Greqi, asgjesohet grupi shqiptaro-bullgar i trafikut të drogës

Policia greke ka asgjesuar një tjetër grup të trafikut të drogës, duke arrestuar katër persona, dy shtetas shqiptarë dhe dy bullgarë. Ata akuzohen se e merrnin drogën përmes kufirit me Shqipërinë dhe e trafikonin në zona të Greqisë së Veriut. Pas arrestimeve në qytetin Seres, policia ka sekuestruar 35 kg kanabis. Fillimisaht janë arrestuar dy shtetasit shqiptarë, të moshës 35 dhe 33 vjeç, në momentin që po kryenin një shitje droge në një shesh të Seresit. Gjatë kontrollit të mejtit të tyre u gjet sasia prej 35 kliogramë kanabisi. Sipas komunikatës, ata u përpoqën që t’i përballonin me forcë policët, që t’i shpëtonin arrestimit, por përfundimisht iu kaluan prangat. Dy shtetasit bullgarë u arrestuan në afërsi të Katerinit. Siç rezultoi nga hetimet, në orët e para të së martës 19 shtator, 35 vjeçari shqiptar që ishte dhe kreu i grupit, bashkë me dy shtetasit bullgarë, shkuan në afërsi të kufirit të gjelbër dhe morën 35 kilogramët e kanabisit, në një zonë të pambrojtur, ku i kishte fshehur 33 vjeçari, që i kishte sjellë më herët nga Shqipëria. Përveç drogës, policia sekuestroi gjithashtu në cilësinë e provës tre automjete, si dhe te telefona celularë që ata i përdornin për aktivitetin e tyre. Të mërkurën në mesditë të katër u dërguan tek prokuroria e Seresit, ku iu komunikuan akuzat për transport dhe trafik droge.

Artikulli paraprakTREGTONIN ILAÇE KONTRABANDE,NE PRANGA DY PERSONA
Artikulli tjetërVRAU GJYQTAREN FILDES HAFIZI, ISH-BURRI KERKON TE LIROHET