Mbi 100 persona janë vënë në pranga në Gjermani, pjesë e një rrjeti masiv të prostitucionit që pasi i trafikonte viktimat nga Azia i shfrytëzonte për qëllime përfitimi, në qytete të ndryshme të vendit europian.

Mbi 100 persona janë arrestuar nga policia në Gjermani, në një operacion masiv kundër një rrjeti të krimit të organizuar, që trafikonte refugjatë dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion. Sipas raportimeve të mediave lokale, personat e arrestuar janë shtetas gjermanë dh

e tajlandezë, të cilët janë vënë në pranga në 12 lande të Gjermanisë, ku forcat speciale kanë bastisur dhjetëra shtëpi publike. Viktimat e këtij rrjeti trafikoheshin përmes vizave të falsifikuara dhe me të mbërritur në vendin europian shfrytëzoheshin për qëllime seksuale.

17 nga të arrestuarit mendohet se janë bërthama e organizatës kriminale, ndërsa në krye të saj ishin një grua tajlandeze dhe një shtetas gjerman. Prokurorët kanë zbuluar se personat në fjalë i rekrutonin punonjëset e seksit në Tajlandë dhe i sillnin në Gjermani përmes vizave të rreme turistike e më pas i shfrytëzonin në shtëpitë publike.

Gjithashtu, ato detyroheshin të dorëzonin gjithë paratë e fituara për të rimbursuar shpenzimet e udhëtimit nga vendi aziatik në Europë, që kushtonte rreth 36 mijë euro.

Operacionet e policisë gjermane kundër bazave të organizatës, e cila kishte strukturë piramidale, u fokusuan kryesisht në qytetet Dortmund, Bremen dhe Dyzeldorf. Disa qindra mijëra njerëz punojnë në industrinë e seksit në Gjermani, që nga legalizimi i prostitucionit në vitin 2002.

Vitin e kaluar ligjvënësit përforcuan ligjet me qëllim frenimin e shfrytëzimit, por rezultatet janë ende larg.

Artikulli paraprakATENTAT ME ARMË ZJARRI SHQIPTARIT NË ITALI
Artikulli tjetërPAS NEGOCIATAVE, REAGON AMBASAORI I SHBA DONALD LU