Prej 5 ditësh 15-vjeçarja nga Bulqiza vijon të jetë ende e zhdukur, ndërsa policia ka arrestuar personin e 4, i cili dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë akuzohen se e kanë rrëmbyër atë nga familja dhe kanë kërcënuar me armë nënën e saj të tërheqë kallzimin që kishte bërë për ngjarjen.

Policia e Bulqizës, e kontaktuar nga Ora News thotë se prej datës 5 shtator nuk ka asnjë informacion nga 15-vjeçarja me iniciale M.K.

Në njoftimin e sotëm (10 shtator), policia e Bulqizës thotë se “ka ndaluar shtetasin Edison Dangri, 21 vjeç nga Bulqiza, i cili në bashkëpunim me shtetasin F.T(i shpallur në kërkim), janë futur në banesën e shtetases H.K, ku dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë kanosur familjarët që ndodhedhin në banesë dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe”, sqaron policia.

Ndërkohë në datën 7 shtator, policia arrestoi tre persona, Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Në kërim 30-vjeçari-Ndërsa në kërkim vijon të jetë ende 30-vjeçari me iniciale F.T, i dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, mësohet se 30-vjeçari F.T dhe personi i arrestuar sot, Edison Dangri hynë në banesë dhe rrëmbyen vajzë, ndërsa personat e tjerë kërcënuan gruan që të tërhiqte denoncimin.

Gruaja kishte denoncuar se dy shtetasit në kërkim i kishin shkuar në shtëpi me armë zjarri dhe i kishin kërcënuar, ndërsa u larguan bashkë me vajzën 15-vjeçare të familjes.

Vajza e humbur dyshohet se kishte lidhje intime me F.T-Gruaja sipas policisë ka deklaruar se vajza e saj e mitur kishte një lidhje intime me 30-vjeçarin që e rrëmbeu dhe i kërcënoi familjarët që të mos bënim denoncim në polici.

Policia thotë se po punohet intensivisht për gjetjen e adoleshentes, si dhe për kapjen e personit të pestë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.