Pas tubimit të dhunshëm mbrëmjen e së shtunës që u mbyll pas mesnate me sulme ndaj institucioneve me bomba molotov, fishekzjarrë e sende të forta ndaj efektivëve të policisë, pasditen e sotme opozita do të zhvillojë një tjetër protestë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha njoftoi se opozita do të mblidhet në orën 18:30 para Kryeministrisë për protestën e pestë kombëtare me qëllim largimin e Ramës.

“Le të derdhemi në orën 18:30 në shesh në betejën për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas, vetëm para. Zoti ju bekoftë” u shpreh lideri demokrat dje duke shtuar se nuk do të ketë proces zgjedhor fals me qeverinë Rama.

50 persona u arrestuan pas protestës së dhunshme të opozitës para kryeministrisë, Parlamentit dhe drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërkohë në total janë 84 persona të proceduar, mes të cilëve ish-deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Nga protesta u lënduan 14 policë, 4 protestues mes tyre sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi për të cilin PD-ja protestoi para drejtorisë së policisë duke kërkuar lirimin e tij dhe një operator. Ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit.

Artikulli paraprakATENTATI NË VLORË, VJEN REAGIMI NGA POLICIA: TË RIUN NUK E KAPËN PLUMBAT
Artikulli tjetërSHTRËNGATA DHE ERË E FORTË/ SOT I GJITHË VENDI NËN PUSHTETIN E SHIUT