MINISTRIA E SHËNDETËSISË KONTROLLON TË ARDHURIT NGA ZONAT E PREKURA

Edhe pse në Shqiperi nuk ka asnje te prekur nga virusi vdekjeprures I Eboles, Ministria e Shëndetësisë ka nisur përforcimin e masave në aeroportin e Rinasit.

Eltar Deda, krye-inspektor i Shëndetësisë thote se ministria ka nisur bashkëpunimin me policinë doganore dhe ‘Albcontrol’ për kontrollin e pasagjerëve që vijnë nga zonat e prekura.
“Në Shqipëri nuk eshte asnjë rast i prekur nga virusi ‘Ebola’, por kontrollet tona kanë si qëllim parandalimin. Nëse do ketë raste të virusit në Shqipëri, do t’i izolojmë”, – tha ai.
Me tej, ai I keshillon qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet në zonat e prekura, ndërsa i siguroi ata se nuk ka vend për panik.
Alarmi për virusin ‘Ebola’ ka prekur edhe Shqipërinë, sepse ketij virusi nuk i është gjetur ende kura.
Virusi i Ebolas po shkakton panik jo vetëm në Afriken e prekur prej saj, por edhe në vendet perëndimore dhe organizatat shëndetësore ndërkombetare pasi ka vrarë 129 persona në Liberi dhe rreth 700 në tërë Afrikën Qendrore.
Virusi shkakton temperaturë të larta dhe dhimbje fyti, ndërsa më pas kalon në diare dhe hemoragji të brendshme dhe të jashtme.
Deri më tani nuk është gjetur asnjë mjekim për virusin infektues që konsiderohet një nga më vdekjeprurësit në botë.

 

 

 

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/-KyzPEI3dkU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]