Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama për vendimin më të ri për mbylljen e lojërave të fatit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili thekson se Rama pas 6 vitesh po ‘llap sërish’, ndërsa shtoi se ai tha të njëjtën gjë edhe në vititn 2013 kur nisi aksioni ‘Fund i Marrëzisë’.

REAGIMI I VASILIT

A ka me budalla, qe e beson kete kryeminister per kumarin?

Sot kryeministri ben llap llap per kumarin pas plot 6 vjetesh dhe ja se ç’broçkollit: “Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri”.

Në 2013, kur filloi operacioni i policisë ‘Fundi i Marrëzisë’, po ky kryeminister bente llap llap dhe broçkolliste prap se: “askush nuk do të ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.”

Dhe shqiptaret, qe sipas ketij mashtruesit nuk do linin asnje qindarke,linin plot 135 milion euro ne vit dhe pikat nga 928 cope vajten ne 4200.

Po a ka më ndonje budalla qe i beson me ketij ordineri qe genjeshtren e ka oksigjen,e ka buke,e ka nene, e ka babe?

Kush e beson kete ose e ka lene mendja krejt ose ka ngrene gjekundi te vjellat e ketij dhe vjell gjithe jeten.

Artikulli paraprakGJENETIKË, PASARDHËS NGA DY MINJ TË SË NJËJTËS GJINI?
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E SHKOPIT TË BARDHË