Nuk kanë munguar edhe në këtë protestë të radhës së opozitës, “jelekët portokalli”. Banorët e zonës së Astirit që prej më shumë se tre muajsh, kanë ardhur të organizuar në grup për t’ju bashkuar protestës së opozitës. Kjo e fundit i ka mbështetur gjatë të gjithë ditëve të protestës së tyre, kundër projektit të unazës së Madhe.

Ishin banorët e Astirit, ata që në protestën e shkuar të opozitës para Parlamentit, i vunë flakën gomave të makinave gjatë incidenteve të shumta të krijuara në tubimin e 26 shkurtit. Ata janë të veshur të gjithë me jelek forsforeshentë ngjyrë portokalli, një frymëzim që erdhi pas protestave të “jelekverdhëve” në Francë.