Projekti “Fjala artistike në nderim të figurave të shqura” në bashkëpunim me nxënësit e gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla” kanë organizuar një shfaqje poetike në nderim e përkujtim të shenjtores Nënë Tereza, me titull “Mërmërime Shenjtore” .

Gjithcka nisi me një insert dedikuar bamirësese shqiptares duke sjellë edhe një herë ndër mend për të prënishmit gjithe veprimtarinë jetësore të humanistes Gonxhe Bojaxhiu.

Ishin poemat, theniet, fjalët magjike të Nënë Terezës të interpretuara nga nënësit e kësaj shkollë nën kujdesin e aktorëve Rajmonda Marku dhe Agron Dizdari.

Aktiviteti u përshendet nga drejtori I gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla” Giangiacomo Ghilia I cili tha se kjo ditë është e rëndësishme për të gjithë ne dhe se çdokush duhet të ndjekë shembullin e Nënë Terezës.

Më tej Drejtoresha e Teatrit “Migjeni” Rita Gjeka përgëzoi të gjithë ata që kontribuan në organizimin e këtij eventi.

Ndërkohë aktorja Rajmonda Marku u ndal tek rëndësia e kësaj dite.

Aktiviteti u ideua nga projekti “fjala artistike në nderim të figurave të shquara” I mbeshtetur nga bashkia Shkodër dhe teatri “Migjeni” .

Artikulli paraprakGURI I ZI, AKSIDENT ME VDEKJE, HUMB JETËN NJË 70-VJEÇAR
Artikulli tjetërDËSHMITARËT E AKSIDENTIT: NA RREZIKOHEN FËMIJËT