Një 27 vjeçar fshati Shtëpëz i Gjirokastrës ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploviz në vendin e quajtur “Hani” Subash në Gjirokastër.

Vitjon Lluka po ruante gjedhët mesditen e së hënës (25 shkurt) kur shpërtheu lënda plasëse.

Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Burimet thanë se i riu kishte dalë për të kullotur bagëtitë, kur evidentoi një objekt të mbështjellë me natriban.

Në kohën kur e ka hapur, pakoja ka shpërthyer, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Dyshohet se eksplozivi i është vendosur në shenjë hakmarrje, pas një vrasje të ndodhur në vitin 2016.

Vëllai i 27 vjeçarit, Endrik Lluka vrau kushëririn e tij Dorian Lluka pas një konflikti për një borxh. Nga ngjarja e vitit 2016 mbeti i plagosur edhe vëllai i viktimës Birbil Lluka.Autori i vrasjes nuk është arrestuar ende nga policia.

Njoftimi policisë
“Më datë 25.02.2019, në vendin e quajtur “Hani” (kullotë) Subash, shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,”-raportoi policia.Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPLUMBAT NË MAKINË DYSHOHET SE KANË LIDHJE ME GRABITJEN
Artikulli tjetërPLAGOSI DY RUMUNË SE I NGACMUAN TË DASHURËN, KOSOVARI NDIQET 70 MINUTA ME HELIKOPTER