Një pronar i një pike bastesh në kryeqytet është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Musaraj” te zona e 21 ‘Dhjetori’. Kanë qenë qytetarët që kanë sinjalizuar policinë për të shtëna me armë zjarri në këtë rrugë, por në momentin që kanë mbërritur blutë nuk kanë gjetur asnjë person.

I plagosuri dyshohet se është pronari i një pike bastesh, por që është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa mësohet se ka gjetur prova për ngjarjen.

Ngjarja e sotme ka ndodhur pak metra nga vendi ku u vra në fillim të këtij viti 32-vjeçari Emiljano Boçi në një atentat me armë zjarri.

Njoftimi paraprak i Policisë
Ka ardhur një telefonatë te salla se në rrugën “Shefqet Musaraj”, dyshohet se një person ka plagosur me arme zjarri një shtetas. Policia është ne vendngjarje për verifikimin e informacionit. Deri tani nuk është evidentuar asnjë i plagosur. Po kryhen veprime.