Është gjendur në aksin e vjetër rrugor Vlorë-Fier një automjet i djegur, i cili dyshohet të jetë i autorëve të plagosjes me armë zjarri në një lokal në lagjen “Kushtrimi”.

Dy persona mbetën të plagosur pas një atentati këtë mbrëmje në lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës. Roland Cepaj 28 vjeç dhe kunati I tij, Nikollaq Cepaj, që njihej edhe me mbiemrin Taullaraj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë.

Të dy të plagosurit ishin në ambientet e brendshme të një lokalit, ndërsa janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve të Policisë, objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Cepaj, i liruar vetëm tre ditë më parë nga burgu. Nikollaq Cepaj eshte person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt I atentatit.

Policia në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para hetimore, ndërsa pas dërgimit në spital të të plagosurve një patrullë e policisë qëndron ne ambientet e spitalit, për sigurinë e tyre.

Artikulli paraprak20 OFICERË TË ANTITERRORIT, DËBOJNË DIPLOMATËT SPIUNË TË IRANIT
Artikulli tjetërHAPI ZJARR NDAJ RENEA-S DETAJE TË REJA PËR KRIMIN E JONUZIT