Është dorëzuar edhe shtetasi Verzen Bajrakurti, kushëri i Ilirjan Hasanaj. Verzen Bajrakurti dyshohet si bashkëpunëtor i Hasanaj në plagosjen e dyfishtë.

Bajrakurti dyshohet se është personi i cili ka pritur me makinë në rrugën dytësore Ilirjan Hasanaj për t’u larguar pas plagosjes së Mentor Hasanaj dhe Xhelal Hasanaj.

Sipas dyshimeve deri në afërsi të vendit të ngjarjes dy kushërinjte kanë qenë bashkë në motorr dhe me pas Verzen Bajrakurtaj dyshohet se ka zbritur nga motorri duke marrë një makinë dhe duke pritur autorin e dyshuar Ilirjan Hasanaj në një largësi afro 500 meter nga vendi ku ndodhi plagosja.