Atentati në Ankara, ‘rrethohet’ ambasada e Rusisë në Tiranë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Turqi, ku u vra ambasadori rus, Policia e Shtetit shtoi masat e sigurisë në Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë. Një patrullë shtesë është stacionuar pranë selisë diplomatike ruse, ndërsa masat janë shtuar dhe në ambasadat e tjera. Burime pranë policisë thanë se në terren janë dhe agjentë të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ, edhe pse nuk ka informacione për sulme të mundshme terroriste. Prej ditës së hënë policia kaloi në gatishmëri deri më 5 janar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit.