Ka ndërruar jetë në spitali, 33-vjeçari Genci Caci nga Vlora, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në një atentat në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë shtetasi Edison Harizaj.

Fillimisht, Gaci pësoi vdekje klinike, por u rikthye në jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Caci ishte i plagosur rëndë dhe mbahej në jetë me anë të aparaturave prej mesnatës së djeshme.

33 vjeçari po udhëtonte nga Tirana në Vlorë me Edison Harizaj, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme nga plumbat.

Caca jetonte prej vitesh në Tiranë, ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore.
Ende nuk dihen motivet konkrete të krimit dhe as se kush qëndron pas tij, por ajo që dihet se autorët i kanë ndjekur viktima që do të vrisnin. Kjo do të thotë se atentati ka qenë i mirëorganizuar.

Njësoj si në shumë krime të tjera, pas ngjarjes së mbrëmshme u gjet një makinë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve.
Djegia e makinave është një mënyrë për të humbur gjurmët dhe për të shkatërruar provat.
Viktima, pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

Viktima dhe i plagosuri po udhëtonin nga Tirana drejt Vlorës, ndërsa mësohet se Harizaj ishte pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Fillimisht u raportua se Genci Çaçi ndërroi jetë në spital, por më pas u konfirmua se ai kishte pësuar vdekje klinike dhe tani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se pjesëmarrësit në atentat kanë qenë disa persona, të cilët mësohet se janë larguar me shpejtësi drejt Shën Vlashit, ku i kanë vënë flakën makinës që u përdor për vrasjen. Është kjo makinë që sipas burimeve policore rezulton e denoncuar e vjedhur prej disa kohësh, por nuk dihet kujt personi i përket. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.

Atentati mendohet se është kryer nga më shumë se një person dhe ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e dy personave. Po ashtu autorët kanë qëlluar me më shumë se një karikator kallashnikovi në drejtim të dy personave.