Pas atentatit në Vlorë ka ardhur reagimi i parë nga policia e qytetit bregdetar.

Policia njofton se Romarjo Aliraj ka plagë të lehta, jo nga plumbat, por nga dalja e makinës nga rruga, që përfundoi në një arë.

“Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta. Nuk ka të lënduar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve” deklaron policia.

Artikulli paraprakBRESHËRI KALLASHNIKOVI DREJT ‘GOLF’-IT, PLAGOSET DREJTUESI
Artikulli tjetër‘ASNJË HAP PAS’/ SOT NË 18:30 OPOZITA SËRISH PARA KRYEMINISTRISË, BASHA: LE TË DERDHEMI NË SHESH