Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës.
Policia nxitoi të jepte një njoftim se autori kishte qëlluar me armë dhe më pas ishte larguar.

Një person rezulton të ketë humbur kontaktet me familjarët pas të shtënave.

Pronari i një makine Porche, që gjendet në vendngjarje me dyer të hapura, dhe që dyshohet se ka inicialet E. V., ka telefonuar bashkëshorten dhe i ka thënë ‘për pak më vranë’, por që pas kësaj telefonate ka humbur të gjitha kontaktet.

Pra nuk dihet ende nëse është lënduar apo jo, por dihet që nuk është në vendngjarje dhe nuk ka më kontakt me familjarët e tij.

Nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë me një rast pengmarrje, pasi dhe më herët Vlora është tronditur nga ngjarje të tilla kriminale.

Artikulli paraprakSPAK DËRGON PËR EKSPERTIZË VIDEON E KOKAINËS
Artikulli tjetërNGACMONTE SEKSUALISHT GRUAN DHE VAJZËN, PADITET PENALISHT SHQIPTARI