Pas atij të 18 vjeçarëve, ekipi i atletikës së Vllaznisë ka marrë një tjetër titull kampion.Këtë herë atë të 20 vjeçarëve. Ky ka qenë verdikti i garave të zhvilluara ditën e djeshme në Elbasan dhe që në fund ka kurorëzuar kampion sërish shkodranët.

Megjithatë duhet thënë se këtë herë rivaliteti ka qenë më i madh dhe Vllaznia me 244 pikë ka qenë vetëm 3 pikë larg ekipit të Mjeshtërisë Sportive Durrës që u rendit i dyti (ka patur një numër më të madh sportistësh në garë).

Nga Vllaznia ka patur disa vende të para në disiplina të ndryshme sportive dhe konkretisht:
100 m Edison Çardaku kampion së gjati Muhamet Çengeli kampion trehapësh Xhulian Guri, Abdullah Begovi, Edison Çardaku, Kristian Rushini

Vende të dyta kanë zënë Xhulian Guri në 100 m, Edison Çardaku në 200 m, Endri Rakaj në kërcim së gjati, Heldi Valikaj etj.

Por “qershia mbi tortë” përveç suksesit si ekip, ka qenë edhe kupa për sportistin më të mirë të kampionatit që ka shkuar për atletin e Vllaznisë Muhamet Çengeli i cili ka grumbulluar më shumë pikë se gjithë të tjerët.

Ndërkohë ka patur paraqitje të mira edhe në garat e femrave ku mbi të gjitha nga ekipi i Vllaznisë kanë spikatur dy sportiste.

Dallohet mbi të gjitha Erisa Rrasa që në garën e kërcimit trehapësh ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampione kombëtare ndërsa Ester Hyseni ka zënë vendin e tretë në garën e kërcimit së gjati.

Atletika shkodrane në këtë mënyrë “rrëmben” edhe një tjetër titull kampion dhe tashmë i ka mbetur për të marrë edhe ai me të rriturit

.Padyshim që edhe njëherë tjetër këto suksese vijnë falë punës së këtyre sportistëve por edhe trajnerëve të tyre, Vildan Tufi, Albert Marashi, Fatjon Serhati, Bruno Rrotani dhe Dorian Tafa.

Artikulli paraprakAKUZAT E FORTA TË KAMZËS, REAGON VLLAZNIA
Artikulli tjetërHAPET SEZONI TURISTIK NË VELIPOJË