Atleti shkodran Franko Burraj ka shkelqyer serish. Ne garen e zhvilluar ne Shkup te Maqedonise se Veriut, Burraj ka zene vendin e pare ne garen e 400 metrave duke merituar medaljen e arte ne Kampionatin Europian te shteteve te vogla ose siç quhet ndryshe Divizioni C.

Perpos medaljes se arte, Burraj ka arritur edhe rekord te ri kombetar ne kete disipline. Shkodrani ne 400 meter mori kohen 46 sekonda e 48 te qindat nderkohe qe rekordi i meparshem i vendosur prej vete atij nje vit me pare ka qene 46 sekonda e 58 te qindat.

Medalja e arte ne garat mes atletëve pjesmarres nga 15 shtete te vogla te Europes, padyshim qe eshte nje arritje e madhe per Franko Burrajn, karriera e te cilit po njeh vetem rritje.

Padyshim qe kjo vlen fale talentit te padiskutueshem te ketij sportisti por edhe punes se palodhur qe ai ben çdo dite ne stervitje bashke me trajnerin e tij Bruno Rrotani.

Brenda dy vitesh ka bërë gjithçka si duhet. Ka vendosur rekorde të reja kombëtare në garat e 200 dhe 400 metra, duke thyer të vjetrit që kishin mbi 20 vite të vendosura. Mori medalje të artë në Europianin e shteteve të vogla në mes sportistëve pjesmarrës nga 15 vende.

U rendit në vendin e pestë në Europianin U23 që u zhvillua në Suedi muajin e kaluar dhe po ashtu, ka edhe disa rezultate të tjera të larta të arritura në Lojërat Mesdhetare dhe aktvitete të tjera ku ka marrë pjesë.

Franko Burraj i cili bashkë me shkodranin Izmir Smajlajn dhe Luiza Gegën janë aktualisht sportistët më të mirë të vendit, të cilët po nderojnë Shqipërinë edhe në aktivitetet ndërkombëtare.

Nje problem eshte se Burraj eshte ende i vetem dhe nuk mbeshtetet nga sponsoret edhe pse po arrin rezultate te larte thuajse ne çdo gare.