Atmosfera e festave të nëntorit ndihet edhe në qytetin e Shkodrës. Vendosja e flamujve në banesa apo në hapësira publike i ka dhënë një pamje të re rrugëve kryesore të qytetit. Vihet re që pothuaj çdo pallat ka të valëvitur një flamur kombëtar.

Në lidhje me atmosferën e festave, qytetarët shprehen se festat e Nëntorit janë pjesë e familjeve të tyre por ekonomia e dobët e zbeh pak.

Qytetarët nuk ë fshehin ndjenjën e atdhetarisë, po rritja e çmimeve me rastin e festave është një problem për ta.

Shumë prej tyre shprehen se të ardhurat mujore janë të mjaftueshme për të bërë shpenzime mbi produkte dhe shërbime të domosdoshme të muajit dhe të pamjaftueshme për të festuar në raste datash të shënuara, si këto të nëntorit.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE