“Të ndryshem dhe te Barabarta” eshte finalizuar nepermjet nje aktiviteti qe solli momente emocionuese per te vegjlit e shkolles special “3 dhjetori”. Ishte projekti “World Vision” i cili zgjodhi tu dhuroje fëmijëve të kësaj shkollë momente të vecanta.

Për disa muaj me radhe nxënësit e shkollës “Prenke Jakova” dega pikture se bashku me keta femijë realizuan piktura te ndryshme te cilat ne këtë ditë janë ekspozuar për të gjithë, tw pranishmit,

duke përcuar kështu mesazhin që dhe pse të ndryshem mundohen të jenë të barabartë. Drejtoresha e këtij institucioni Enkeleida Mataj vuri theksin tek ndihma qe duhet tu jepet ketyre femijeve.

Ndër të tjera drejtoresha Mataj bëri apel dhe shoqatave të tjera që jene sa me prane ketyre femijeve.

Nxenesit e shkolles “Prenke Jakova” te deges se pictures kane sjelle nje tjeter atmosfere ne shkollen special “3 dhjetori”, nepermjet pikturave te tyre shumngjyreshe. Nxenesit e kesaj shkolle me shume se askush tjeter kane nevoje per vemendje dhe dashuri.

 

Artikulli paraprakSHKODËR-MURIQAN MUND TË PËRFUNDOJË PARA AFATEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, DITA PA MAKINA