Në kuadër të festës se Shen Kollit Bashkia Vau Dejes ne bashkepunim me Famullinë e Shen Kollit kane organizuar një sërë aktivitesh kulturore-artistike.

Festivali folklorik për femijet, organizuar nga Qendra Kulturore e Femijeve ne Vau Dejes ishte ai qe hapi siparin e aktiviteteve , per te vijuar me pas me te tjera veprimtari duke krijuar kështu një atmoferë festive, gjatë gjithë ditës.

Në këtë ditë të rëndësishme për mbarë bashkësinë katolike nuk kishte si të mungonte dhe urimi i Kryetarit te Bashkisë Vau Dejës Zef Hila, kontributi I te cilit ne organizimin e këtyre aktiviteteve ka qene maksimal.

Ne pedonalen e qytetit te Vau Dejes qendroi i hapur panairi i produkteve te zones dhe ato artizanale me qëllim promovimin e vlerave dhe traditave etno-kulturore të territorit se Bashkisë Vau Dejës.

Artikulli paraprakPROTESTA E STUDENTËVE, RAMA: DUA T’JU TAKOJ, ZGJIDHINI JU PËRFAQËSUESIT
Artikulli tjetërSTUDENTËT SËRISH PARA MINISTRISË SË ARSIMIT