Një 17-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme nga një aksident në Borsh. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në vendin e quajtur mbi Shkallë.

19 vjeçari me inicialet R.Dh. duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën pasagjerja A.D. 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.