Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Tiranë. Një automjet tip “Audi”, është përplasur me dy të tjerë, një “Alfa Romeo” dhe “Benz”.

Në këtë përplasje ai ka goditur edhe një pemë, e cila kur ka rënë, ka plagosur dy fëmijë.

Ndërsa pas mjekimit në spital dy fëmijët u larguan në banesë, Policia Vendore referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N. Sh., vjeç 34, banues në Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 23. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N. Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, duke drejtuar mjetin tip “Audi” pa targë, është përplasur me dy mjete të parkuara tip “Alfa Romeo” dhe “Benz” dhe një pemë,

ku pas rrëzimit të saj, janë dëmtuar lehtë dy fëmijë të mitur D. E., dhe I. E., të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Nenet 161 e 92 të Kodit Penal.