Vazhdon beteja me flakët në Australi ku deri më tani, sipas autoriteteve, kanë humbur jetën katër persona, ndërsa zjarri ka shkrumbuar më shumë se 680 shtëpi në Australinë lindore. Një vatër masive zjarri kërcënoi pronat në bregdet, ndërsa një helikopter uji u rrëzua të shtunën në betejën me flakët.

Situata më emergjente ishte në Bundamba sipas autoriteteve të Queensland. Më tej në jug, në Uellsin e Ri, një tjetër helikopter me ujë u përplas në Girvan ndërsa po luftonte me një zjarr të ashpër në veri-lindje të Newcastle.

Rreth 2,000 zjarrfikës janë angazhuar për të luftuar 96 vatra zjarri në të gjithë Uellsin e Ri Jugor, peizazhi i të cilit është shkatërruar nga tre vjet thatësirë. Ndërsa një vatër në veri të Sidneit, ka djegur rreth 335,000 hektarë, duke lënë pas re të mëdha tymi edhe përgjatë fundjavës.

Në Australi është e zakonshme që gjatë verës, e cila fillon në dhjetor, të ketë situatë emergjence me zjarret, por këtë sezon ato kanë filluar shumë më herët, ndërsa shkak mendohet se janë bërë temperaturat në rritje, erërat e thata dhe zjarrvënia e qëllimshme